Arrestohen dy te rinje nga Patosi per kalim te paligjshem kufiri te...

Arrestohen dy te rinje nga Patosi per kalim te paligjshem kufiri te 26 te huajve

787
SHPËRNDAJE

Kakavije.
Arrestohen në flagrancë dy shtetas për veprat penale ” ”Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe ”Kalimit të paligjshëm të kufirit”.

Nga shërbimet e policisë Kufitare Kakavije arrestohen në flagrancë shtetasit:

Lorjan Grembi, 28 vjeç , banues në Patos, Fier. 

Laert Grembi, 33 vjeç , banues në Patos, Fier.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi :

Në datë 18.11.2016, rreth orës 23:30, nga shërbimet e policisë kufitare, në vendin e quajtur “Argjinatura e lumit Drino” u bë e mundur kapja e 26 shtetasve të huaj dhe dy shtetasve shqipëtar.

Shtetasit e arrestuar kryenin funksionin e udhërrëfyesit, kundrejt shpërblimit 1000 Euro për person. 

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për ndjekje të mëtejshme ligjore.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.