Arrestohen dy persona per zjarrvenie qe shkaktoi djegien e 1200 ullinjeve

Arrestohen dy persona per zjarrvenie qe shkaktoi djegien e 1200 ullinjeve

458
SHPËRNDAJE

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.Elton Qosja, 34 vjeç.

2.Julian Qosja, 26 vjeç, të dy banues në lagjen “Xh.Nepravishta”,Lushnje.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi duke pastruar një pronë të familjes së tyre në fshatin Dushk të rrethit Lushnjë, kanë ndezur një zjarr për të djegur shkurret dhe në këtë moment u ka dalë zjarri jashtë kontrollit e si pasojë janë djegur e dëmtuar rreth 1200 pemë ulliri të moshës nga 3-7 vjeçarë në pronësi të disa shtetasve nga fshati Dushk.
Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr” e kryer në bashkëpunim .

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.