Arrestohen dy persona pasi aksidentuan kembesoren

Arrestohen dy persona pasi aksidentuan kembesoren

800
SHPËRNDAJE

Fier! 

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:

 

-Arbri Hasanaj, 23 vjeç, dhe u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier për shtetasin J.H, 54 vjeç, të dy banues në fshatin Margëlliç, Patos, pasi:

 

Në fshatin Dukas, Patos, shtetasi J.H, duke drejtuar mjetin autoveturë tip “FIAT PUNTO”, me targë AA 542 LH, ka përplasur këmbësoren, shtetasen A.H, 47 vjeçe, banuese në fshatin Dukas, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e personelit mjekësor.

Pas aksidentit shtetasi Arbri Hasanaj, i cili udhëtonte si pasagjer në mjet, i pa paisur me leje drejtimi, ka lëvizur mjetin nga vendi i aksidentit duke e fshehur në një pikë inertesh në Patos, por është kapur nga shërbimet e policisë.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Shkelje e rregulave të qarkullimit rrugor”, “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” parashikuar nga Nenet 290, 291 dhe 301 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.