Video/Arrestohen dy Fieraket per gjobevenie 50 mije € ndaj nje shtetasi.

Video/Arrestohen dy Fieraket per gjobevenie 50 mije € ndaj nje shtetasi.

249
SHPËRNDAJE

Fier!
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “DERMENAS”.
Shtrëngojnë me anë të kanosjes për dhënie pasurie një shtetas, policia arreston në flagrancë 2 autorët.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 3000 euro, 1 karikator pistolete dhe aparatet e celularëve të përdorur nga autorët e dyshuar.
Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda Tiranë, pas një hetimi dy mujor me metoda speciale të hetimit finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “DERMENASI”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan shtetasit:
1.Nezir BULLAKU, 48 vjeç, banues në Dermenas, Fier.( I dënuar më parë për vrasje në tentativë).
2.Afrim BERISHA, banues në Dërmenas, Fier.
Arrestimi i dy shtetasve të lartëpërmendur u bë pasi pasi kanë shtrënguar nëpërmjet kanosjes për t’i marë një pasuri në shumën 50.000 euro shtetasit E.R.
Në periudha të ndryshme kohore në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë marrë duke e kanosur deri ditën e sotme shumen prej 31.500 euro këtij shtetasi.
Në momentin e arrestimit, shtetasve Nezir Bullaku dhe Afrim Berisha, i’u sekuestrua një shumë prej 3000 eurosh, të cilën sapo ia kishin marë duke e kanosur shtetasit të dëmtuar.
Në cilësine e provës materiale u sekuestruan shuma prej 3000 eurosh, disa aparate celular të perdorur nga të dyshuarit dhe nje karikator arme zjarri pistoletë.
Materialet i’u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkalles së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për këta shtetas si autor të dyshuar për veprën penale “ Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” dhe “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake” të parashikuar nga Nenet 109/b, 25 dhe 278/4 të Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.