Arrestohen 7 persona per vepra te ndryshme penale

Arrestohen 7 persona per vepra te ndryshme penale

834
SHPËRNDAJE

Fier-Lushnje!
Vijon puna për rritjen e parametrave të sigurisë.
Policia arreston dhe ndalon 7 persona për vepra të ndryshme penale, ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim si edhe shpall në kërkim 2 të tjerë.
Arrestohen 4 shtetas për “Ndërtim të paligjshëm”, 1 për “Vjedhje”, 1 për “Shkatërrim prone” dhe 1 drejtues mjeti në gjendje të dehur.

Gjithashtu ndalohen 2 shtetas të shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”.
-Policia e Fierit ndalon shtetasin:
Klajdi Sherifi, 34 vjeç, banues në fshatin Radostinë, Fier, pasi:
Më datën 21.07.2016 në lagjen “Apollonia” , dyshohet se i ka marrë çantën me 1700 euro, 13.000 lekë dhe sende të tjera shtetases K.H, 34 vjeçe, banuese në lagjen “1 Maj”, Fier.
Në lidhje më këtë ngjarje është shpallur në kërkim shtetasi P.O, 51 vjeç, banues në lagjen “1 Maj”, pasi ka bërë veprime vetgjyqësie duke ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit Klajdi Sherifi më datën 10.08.2016.

(Neni 134 e 277 i Kodit Penal).
-Policia e Fierit arreston në flagrancë shtetasin:
Fabio Baçja, 32 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ura, pasi:
Te unaza e qytetit Fier është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip Ford, me targa AA 032 NV, në gjëndje të dehur.

(Neni 291 i Kodit Penal).

*Policia e Lushnjes:
-Specialiastët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan shtetasit:
1.Fatmir Ferzaj, 61 vjeç, banues në Durrës.

2.Vasil Marku, 56 vjeç, banues në lagjen “L.Dhano”, Lushnjë.

3.Shefqet Hajdari, 56 vjeç, banues në lagjen “Karbunarë”, Lushnjë.

4.Ermal Baho, 25 vjeç, banues në Savër, Lushnjë.
Këta shtetas kanë ndërtuar një godinë me përmasa 19.2m x 6.2m, në vëndin e quajtur “Klubi i shoferit” në një pikë karburanti në ndërtim e sipër, në kundërshtim me lejen e dhënë nga Bashkia Lushnjë më datën 04.05.2016.
Po kështu filloi proçedimi penal dhe u shpall në kërkim për ndërtim të paligjshëm shtetasi E.R, 40 vjeç, banues në Tiranë.

(Neni 199/b e 25 i Kodit Penal).

-Policia e Lushnjes ndalon 2 shtetas të shpallur në kërkim:
1.Erdiol Nako, 21 vjeç.
2.Erald Nako, 27 vjeç, banues në fshatin Krutje e Poshtëme, Lushnje.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 09.08.2016, ka caktuar masën e sigurisë “Arret me burg” , për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga Nenet 130/a/3 e 25 të Kodit Penal.
-Gjithashtu, nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje u arrestua në flagrancë shtetasi:
Bektash Sinai, 48 vjeç, banues në lagjen “Kadri Qystri” Lushnje, pasi:
Në fshatin “Karbunarë e Vogël”, me vetëgjyqësi, ka shkatërruar serën e mbjellë me domate me gjithë aksesorët e saj në pronësi të shtetasit R.K, 60 vjeç, me pretendimin se toka ku janë ngritur serat janë në pronësi të tij.  

(Nenet 150 e 277 të Kodit Penal).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.