Arrestohen 6 shtetas të shpallur në kërkim

Arrestohen 6 shtetas të shpallur në kërkim

1159
SHPËRNDAJE

Drejtoria Vendore e Policisë Fier!
Policia ndalon 6 shtetas të shpallur në kërkim, 5 për “Vjedhje” dhe 1 për “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, i dënuar me 10 vjet burgim.
Nga kontrollet e ushtruar më datën 17.01.2017 dhe 18.01.2017, si rezultat i informacioneve të mara dhe punës së organizuar nga Policia Kriminale e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, u bë e mundur kapja e 6 personave të shpallur në kërkim.
Konkretisht u ndaluan shtetasit:
1. Keli(Ervin) Lumanaj, 34 vjeç, banues në Patos, pasi:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.
2. Brahim Agalliu, 61 vjeç, banues në fshatin Krapës, Fier, pasi:
Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me vendimin e datës 14.04.2015, e ka denuar atë me 2 muaj dhe 25 ditë burg, për veprën penale të “Vjedhjes”parashikuar nga Neni 134/1 i Kodit Penal.
3. Antonin Bregu, 27 vjeç, banues në fshatin Portëz, Fier, pasi:
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, me Vendimin e datës 29.06.2015, e ka dënuar me 10 vjet burgim për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Neni 76-22 i Kodit Penal.
4. M.M, 15 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Ballsh.

5. D.V, 16 vjeç, banues në lagjen 28 Nëntori, Ballsh.

6. F.V, 16 vjeç, banues në lagjen 5 Shkurti,Ballsh.
Ndalimi i këtyre shtetasve u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur lokalin e shtetasit D.Ç më datën 29.11.2016, lokalin e shtetasit Q.Xh më datën 15.01.2017, dhe lokalin e shtetasit A.J më datën 16.01.2017, kanë thyer xhamin e derës së kompanisë SIGAL më datë 15.01.2017 dhe kanë tentuar të vjedhin Western Unionin më datën 16.01.2017 rreth orës 02:00 në qytetin e Ballshit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.