Arrestohen 3 ish punonjes te TEC ,në kërkim 2 të tjerë për...

Arrestohen 3 ish punonjes te TEC ,në kërkim 2 të tjerë për “Shpërdorim detyre” 

1069
SHPËRNDAJE

Fier!
Finalizohet operacioni policor i koduar “TECI”.
Policia ndalon 3 shtetas dhe shpall në kërkim 2 të tjerë për “Shpërdorim detyre” e kryer në bashkëpunim.
Specialistët e Sektorit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, me finalizimin e operacionit policor të koduar “TECI”, ndaluan shtetasit:
1.Flamur Fejzulla, 49 vjeç, banues në fshatin Peshtan, Fier.( ish Përgjegjës i TECIT Fier).
2.Artem Rusto, 43 vjeç, banues në fshatin Zharëz, Fier. (Ish magazinier pranë TEC Fier)
3.Qemal Vrenozi, 41 vjeç, banues në lagjen “Kongresi i Përmetit” Fier. (Ish Drejtor pranë TEC Fier).
Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit:
1.P.P, 53 vjeç, banues në Tiranë. (Ish Shef i Financës pranë TEC Fier).
2.T.B, 65 vjeç, banues në Tiranë, administrator në një firme private
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin gjatë periudhës së viteve 2012-2013 që kanë qenë në detyrë, në bashkëpunim me njeri tjetrin i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 209 milion lekë si rezultat i ankandeve publike të kryera në atë periudhë ku kanë favorizuar firmën e shtetasit T.B.
Për këta shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, ndërsa për shtetasin Qemal Vrenozi masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.