Arrestohen 2 shtetas,ndiqet penalisht dhe nje doganier per tregëtim te mallrave kontrabandë

Arrestohen 2 shtetas,ndiqet penalisht dhe nje doganier per tregëtim te mallrave kontrabandë

115
SHPËRNDAJE

Policia e Fierit arreston në flagrancë 2 shtetas pasi tregëtonin mallra kontrabandë dhe procedon penalisht një doganier. 

Nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u finalizua operacioni “TRANZITI”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

-Ligor Çombashi, 51 vjeç, banues në fshatin Sheq Marinas, Fier.

-Arben Qerimi, 34 vjeç, banues në lagjen “Pavarsia” Vlorë,(të dy shofera autobuzi).

 

Gjithashtu filloi procedimi penal për shtetasin me iniciale M.B, 41 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë Doganier pranë degës Doganore Vlorë.

 

Në vendin e quajtur “QTU” Fier, gjatë kontrollit të ushtruar automjetit tip autobuz me targa AA 662 NG i shoqërisë “Alba Bus Tours” në bagazhe u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi mallrash industrial të cilat dyshohen se kanë hyrë kontrabandë:

 

– 2(dy) lavatriçe,

– 5(pesë) hekura rrobesh,

– 3(tre) fshesa me korent,

– 1(një) pompë nafte,

– pjesë të ndryshme mekanike për automjete, dhe 25 Kg detergjent të llojeve të ndryshme.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier pêr veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjerë”, “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë” dhe “Shpërdorimi i detyrës” parashikuar nga Nenet 174, 178 e 248 të Kodit Penal.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.