Arrestime ne Fier per dhune ne Familje, perleshje edhe me policine

Arrestime ne Fier per dhune ne Familje, perleshje edhe me policine

1266
SHPËRNDAJE

Patos!
Ushtron dhunë ndaj bashkëshortes, kundërshton dhe kanos punonjësit e policisë, arrestohet në flagrancë autori.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Patos, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Alfred Gjergji, 49 vjeç, banues në fshatin Verbas, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases me iniciale F.Gj., 42 vjeçe.
Gjithashtu ky shtetas gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe ka kanosur punonjësit e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Dhunë në familje”, “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës” parashikuar nga Nenet 130/a, 236 e 238 të Kodit Penal.

Fier!
Ushtronte dhunë fizike e psikologjike ndaj prindërve, arrestohet në flagrancë nga policia.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Daniel Tafa, 37 vjeç, banues në fshatin Çipllakë, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike në mënyrë të përseritur ndaj prindërve të tij, shtetasve A.T, 63 vjeç dhe V.T, 56 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.