Arratisen dy shqiptarë nga paraburgimi ne Greqi

Arratisen dy shqiptarë nga paraburgimi ne Greqi

16
SHPËRNDAJE

Policia greke është vënë nën alarm pas arratisjes së 3 të dënuarve nga komisariati Petrou Ralli në vendin fqinj.Arratisja e 3 personave, mes tyre 2 shqiptarë dhe një gjeorgjian, ndodhi gjatë mesnatës. Sipas informacioneve të para të mediave greke, të burgosurit prenë hekurat e dritave të qelive të tyre në katin e dytë të burgut dhe përdorën çarçafë për të zbritur.

Ende nuk dihet se si të burgosurit arritën të çajnë hekurat e dritareve. Dy shqiptarët e arratisur, janë dënuar për vrasje dhe trafik droge. Njëri prej të arratisurve është mundur të kapet, por ende nuk dihet se për kë bëhet fjalë

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.