Antigonea

Antigonea

1180
SHPËRNDAJE

 

Antigonea ilustron historinë sfiduese të një prej vendbanimeve njerëzore më të rëndësishme të periudhës së antikitetit, me vendosje intensive prej shekullit III-II para Krishtit dhe më vonë me disa objekte kulti të fillimeve të Krishtërimit. Jo gjithmonë është e lehtë të përcaktosh saktë emrin e lashtë të rrënojave të një qyteti. Qyteti u quajt Antigone nga Pirroja, në nderim të gruas së tij të parë, Antigona, vajzë e fisnikëve maqedonas Vereniqi dhe Filipi. Më vonë, Vereniqi u martua me pasardhësin e Aleksandrit të Madh, Ptolemeon, mbretin e Egjiptit, në oborrin e të cilit Pirro njohu Antigonën. Përveç gruas së tij, Pirro nderoi edhe vjehrrën e tij, Vereniqin. Për nder të mbretëreshës, një qytet në Thesproti të Epirit, që ndodhej afër Nikopolisit, mori emrin Vereniqi.

Kur Pirro ishte 17 vjeç, – rrëfen historiani i lashtë grek Plutarku, – u rrëzua nga froni si pasojë e një kryengritjeje. . Fillimisht ai kaloi në shërbim të mbretit Demetër të Maqedonisë dhe më pas u dërgua në oborrin e mbretit Ptoleme të Egjiptit. Sipas Plutarkut, meqenëse Pirro ishte i shkathët për të bërë për vete të fortët, urrente frikacakët dhe mbi të gjitha ishte i sjellshëm dhe i urtë, u zgjodh mes princërve të tjerë të rinj për t’u martuar me Antigonën.. Kjo martesë e lartësoi më tepër figurën dhe emrin e mirë të Pirros. Duke pasur edhe ndihmën e gruas së tij të mençur, Pirro arriti të mbledhë të holla dhe ushtri, duke u nisur kështu për në Epir, për t’u vendosur në fron. Sipas arkeologëve dhe ekspertëve shqiptarë dhe të huaj të antikitetit, lugina e Drinos në qarkun e Gjirokastrës vlerësohet  si një nga zonat me numrin më të madh të siteve arkeologjike dhe me intensitetin më të madh të qendrave të banimit në lashtësi. Në këtë luginë numërohen rreth20 qytete dhe fortifikime antike, tuma dhe varre   monumentale,   tempuj dhe teatro antik, në krahun e djathtë të rrjedhës së mesme të lumit Drino, në jugperëndim të fshatit Saraqinishtë, përballë Gjirokastrës, 14 kilometra larg në rrugë automobilistike nga ky qytet.antigonea-gjirokaster

Antigonea, qyteti që u ndërtua   me një urdhër-dekret të Pirros, në nderim të bashkëshortes së tij, Antigona, dhe që u dogj brenda   një nate me urdhër të gjeneralit romak Paul Emilit në shenjë  hakmarrjeje dhe     urrejtje,       nuk arriti   të   mbushte   as dy shekuj jetë. Qyteti antik i Antigonesë ka pamjen e një delfini, pasi ndodhet midis dy kreshtave,   që   lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet një qafe të ngushtë. Kreshta e anës veriore, me lartësi 700 m mbi nivelin e detit, ka në majë një shesh të vogël, kurse kreshta jugore, e lartë 600 m, është   e formuar   nga një   numër   tarracash që palosen me njëra- tjetrën. Sipërfaqja urbane e qytetit brenda dhe jashtë mureve fortifikuese llogaritet në rreth 60 ha, ndërsa parku arkeologjik kap një sipërfaqe   të përgjithshme   prej rreth 90 ha. Ajo që e dallon Antigonenë nga dhjetëra qytete të antikitetit është planimetria kuadratike dhe mjaft e rregullt urbane. Qyteti ishte i organizuar në katrorë ndërtimi në bazë të sistemit urbanistik bashkëkohor. Për të parën herë në qytetet tona të lashtësisë, elementet urbane dhe arkitekturore në një masë t të   japin   m të             form një     ide     mplanimetrinë e qyteteve në antikitet. Territori i qytetit antik ka qenë i rrethuar me mure të forta me gjatësi rreth 4 000 metra   linearë,   që mbronin   qytetin nga të gjitha anët, sidomos në pjesën jugore dhe perëndimore, ku rrezikohej më tepër për vetë natyrën e terrenit. Kodra më e lartë lidhej me vendbanimin me anë të një korridori 4 metra të gjerë të formuar nga dy linjat e mureve rrethuese. Këto të fundit kanë trashësi   3.50 metra   dhe ruhen ende në një lartësi deri në 3 metra. Muret fortifikuese dhe ato të shumicës së banesave të zbuluara deri tani janë të ngritura me blloqe të mëdha e mesatare gurësh gëlqerorë, të nxjerrë nga shtresat shkëmbore të malit të Lunxhërisë.

Kush e ndërtoi Antigonenë

Antigonea u ndërtua nga Mbreti i Mollosëve, Pirro, në vitin 295 para Krishtit. Njësimi i vendndodhjes së Antigonesë për vite e dekada me radhë ka qenë objekti debateve   shkencore.   Merita kryesore për zbulimin i përket arkeologut shqiptar Dhimosten Budina, i cili me gërmimet që bëri rreth viteve ’70 arriti të zbulojë disa tesera votimi të argjendta me emblemën e Antigonianëve. Antigonea, e dyta në madhësi   dhe në rëndësi si qytet i Kaonisë së lashtë pas Finiqit, kontrollonte   rrugët   e   famshme që bashkonin Apoloninë dhe Vlorën me rrafshnaltën e Janinës dhe Epirit të Jugut. Në sajë të vendndodhjes gjeografike me rëndësi   të   madhe,   Antigonea, afërsisht në mesin e luginës së Drinos, njohu një kulm zhvillimi të paparë. Afër Antigonesë, legjionet romake të vitit 198 para Krishtit mundën ushtrinë e Mbretit të Maqedonisë, Filipit V. Sipas raporteve të gjeografit Strabon,   në   vitin   167   para   Krishtit,Antigonea dhe 70 qytete të tjera të Epirit u   shkatërruan,   me   shumë   mundësi nga legjionet e Paul Emilit. Zhvillimi i mëtejshëm i qytetit nuk është vërtetuar plotësisht, është gjetur vetëm një trigone mbretërore, në dyshemenë e së cilës qëndron një mozaik me emblemë greke, i cili dëshmon për përdorimin e këtij vendi në vitet e periudhës paleokristiane. Kjo kishë, në mozaikun e dyshemesë   së të cilës paraqitet Shën Kristofori, ishte edhe momenti i fundit i ndërtimeve të ngritura në kështjellën e lashtë të Antigonesë.

Zbuluesit e Antigonesë

Pavarësisht se arkeologu shqiptar Dhimosten Budina njihet zyrtarisht si zbuluesi,   identifikuesi dhe   interpretuesi i Antigonesë, gjurmimet e para në këtë zonë janë bërë në prag të Luftës së Parë Botërore nga arkeologu grek S. Evangelidis. Shënime më të hollësishme ka dhënë Prof. Hammond, i cili vizitoi rrënojat e Jermës në vitet ’30 të shekullit XX. Ky gjurmues e njohës i mirë i Epirit, përveç të tjerave, ka bërë përpjekje edhe për datimin e sistemit fortifikues të Jermës,   duke i inkuadruar për analogji këto mure me ato të Leklit, të ndërtuara në periudhën e hershme helenistike. Gërmimet sistematike të ndërmarra në Jermë qysh prej vitit 1966 nxorën në dritë një material arkeologjik mjaft të pasur, i cili ndryshoi rrënjësisht përfytyrimet për këtë vendbanim. Ky qytet shtrihet deri në Ladovishtë dhe kap një sipërfaqe të përgjithshme 66 hektarë, duke u renditur kështu për nga sipërfaqja pas qyteteve të Durrësit dhe Apolonisë.

Gjetje sfiduese arkeologjike

Gjatë   ekspeditave   të   mëparshme   dhe atyre më të fundit, në shtresat kulturale të sektorëve të gërmuar të Antigonesë është gjetur një numër shumë i madh materialesh, të plota e të fragmentuara, metalike dhe balte, që lidhen kryesisht me nevojat e jetës së përditshme të banorëve të qytetit. Në grupin e gjetjeve më të rëndësishme të tërheq vëmendjen inventari i pasur zejtaro-bujqësor. Ai përbëhet nga kosore, kosa, drapër, dalta, sqeparë, çekiçë, kompase, vegla për regjjen e lëkurës, enë të ndryshme prej bronzi, të zbukuruara me figura plastike zoomorfe ose me figura mitologjike, siç është   ajo ePoseidonit,apo Serena-s. pjesë e këty objekteve, padyshim, j a n ë prodhime vendi.

 

Veglat e ndryshme zejtare tregojnë se ishin zhvilluar edhe degë të tjera të zejtarisë, si punimi i lëkurës, gurëskalitja, punimi i drurit etj. Ekzemplarët e shumtë dhe të ndryshëm të qeramikës lokale të përdorimit të përditshëm, objektet artistike prej balte dhe kallëpet për prodhimin e tyre, masa e madhe e tjegullave, pitosave të zbuluara në gërmime, si dhe skarciteti i tyre, tregojnë për një zhvillim të gjerë të prodhimit të qeramikës. Gjithashtu, në Antigone janë zbuluar mbi 500 pjesa më e madhe e të cila Koinit të Epirit, kurse të tjerat i Abrakisë, Korkyrës, Maqedonisë, Apolonisë, Orikut, Korinthit etj.

Qyteti kishte edhe territorin e vet bujqësor jashtë mureve rrethuese, ku janë fiksuar disa vendbanime të vogla fshatare. Veglat bujqësore   të zbuluara   gjatë gërmimeve, gurët e mullirit dhe pitosat, tregojnë për një zhvillim të mirë të bujqësisë në këtë qytet. Pjesa më e madhe e inventarit të gjetjeve më impresionuese arkeologjike të Antigonesë ruhen sot në Muzeun Historik Kombëtar dhe Muzeun Arkeologjik në Tiranë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.