Aksidentoi te moshuarin tek”Pushimi i shoferit” ,arrestohet drejtuesi i mjetit

Aksidentoi te moshuarin tek”Pushimi i shoferit” ,arrestohet drejtuesi i mjetit

116
SHPËRNDAJE

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasit:
1.Bardhi Mëhilli, 33 vjeç, banues në fshatin Zhymë, Lushnje, pasi:
Në rrugën Krutje-Pushimi i shoferit, duke drejtuar automjetin tip “Ford Fiesta” me targë AA 564 EO, është përfshirë në aksident automobilistik me drejtuesin e biçikletës shtetasin Th.Ll, 64 vjeç, banues në fshatin Krutje e Sipërme, Lushnje, i cili ndodhet në spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve.

(Neni 290 i Kodit Penal).

2.Ermal Ruço, 31 vjeç, banues në lagjen “18 tetori” Lushnje, pasi:
Në rrugën Fier-Lushnje, në vendin e quajtur Ura e Vozit, duke drejtuar automjetin tip “Opel Korsa” me targë AA 143 OC, është përfshirë në aksident automobilistik me dëme materiale duke përplasur mjetet tip “Peugot” me targë AA 709 NM si dhe mjetin tip “Volsvagen” me targë AA 685 HG.
Shtetasi Ermal Ruço drejtonte makinën nën ndikimin e alkolit në masën 0.90mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.