Aksidentohet 23 vjecari ne Lushnje

Aksidentohet 23 vjecari ne Lushnje

380
SHPËRNDAJE

Një 23-vjeçar ka humbur jetën, mbrëmjen e sotme në Lushnjë, pasi makina me të cilën udhëtonte ka dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Murrizë, ku automjeti tip ‘Benz’ ka dalë nga rruga, teksa lëvizte me shpejtësi të madhe.
Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit A.D, 23 vjeç dhe është plagosur pasagjeri M.P.

Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Paraprakisht dyshohet se shoferi mund të ketë humbur kontrollin e makinës, për shkak të shpejtësisë tej normave të lejuara.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.