Aksident tragjik ne Sukth , vdesin 4 te rinj

Aksident tragjik ne Sukth , vdesin 4 te rinj

186
SHPËRNDAJE

Një përplasje kokë më kokë e dy “Benz-ave” në autostradën Durrës-Tiranë, në Sukth, u ka kushtuar jetën 4 të rinjve. Tre vajza të cilat udhëtonin me mjetin me targa AA 694 IL, janë përplasur me mjetin me targë AA 979 GV, me drejtues shtetasin D.D. 36 vjeç, banues në Durrës. Ky i fundit lëvizte në sens të kundërt dhe me shpejtësi të madhe, çka e ka bërë edhe më fatale përplasjen e dy makinave.

Në mjetin me targë AA 694 IL, në pronësi të 23-vjeçares, Greta Sherif banuese në Sarandë, udhëtonin bashkë me te edhe shtetasja I.B. 33 vjeçe, banuese në Tiranë.
“Tre shtetaset të seksit femër kanë qenë në të njëjtin mjet. Policia ndodhet në vendngjarje, të cilët po vijojnë punën për identifikimin e viktimave dhe po kryejnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.