Foto/Aksident tek autogrilli Fier, vdes ne spital 60 vjecari

Foto/Aksident tek autogrilli Fier, vdes ne spital 60 vjecari

1626
SHPËRNDAJE

Nje aksident i rende ka ndodhur ne mesditen e sotme ne aksin rrugor te unazen lindore te qytetit te Fierit prane autogrillit.Nje automjet tip benz ka aksidentuar rende nje shtetas i cili ishte duke udhetuar me biciklete. Fatmir Kaja 60 vjec ka mbetur i plagosur rende si pasoje e perplasjes se forte te shkaktuar nga automjeti tip benz. 60 vjwcari eshte derguar me urgjence ne spitalin fier por fatkeqesisht ka humbur jeten
Informacion i policise
Më datën 24.12.2016, rreth orës 11:15, në unazën e qytetit Fier, në vendin e quajtur ”Autogrili”, shtetasi Vasil Latifaj, 41 vjeç, banues në Vlorë, duke drejtuar mjetin autoveturë tip “BENZ”, me targë AA 891 DL, ka përplasur shtetasin Fatmir Kaja 60 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ura, Fier, i cili po lëvizte me biçikletë.
Si pasojë e dëmtimeve të mara, shtetasi Fatmir Kaja ndërroi jetë në Spitalin Rajonal Fier.
U shoqërua në Komisariat drejtuesi i mjetit dhe po kryen veprimet proceduriale për arrestimin e tij.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.