Aeroporti i Jugut do të jetë në Vlorë.

Aeroporti i Jugut do të jetë në Vlorë.

1324
SHPËRNDAJE

Marrin fund dilemat, aeroporti i Jugut do të jetë në Vlorë.
‘Firmën’ e ka vënë sot kryeministri Edi Rama që ka bërë të ditur në profilin e rij në rrjetin social në Facebook se diskutimet që projekti të marrë jetë po i bën me Turqinë, konkretisht me Presidentin Tayp Erdogan.


“Drekë në Stamboll me Presidentin Erdogan për projektin e aeroportit të Vlorës, linjën ajrore shqiptare e investime të tjera strategjike”, shkruan kryeministri Rama.
Vendndodhja e aeroportit të jugut ngriti prej kohësh pikëpyetje të mëdha për Qeverinë. Kjo pasi marrëveshja e re me kompaninë konçesionare e Rinasit, nuk lejon ndërtimin e një aeroporti tjetër ndërkombëtar në një rreze prej 100 kilometrash.
Për aeroportin e Jugut u diskutuan qytete si Gjirokastra, Saranda madje dhe Delvina, por pikëpyetja mori përgjigje sot nga kreu i qeverisë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.