Abuzoi me detyren pushohet nga puna punonjesja e urbanistikes Fier 

Abuzoi me detyren pushohet nga puna punonjesja e urbanistikes Fier 

767
SHPËRNDAJE

Nje dite me pare kamera e Emisionit investigativ Fix Fare ka kapir ne kameren e fshehte momentin dhe gjithe veprimet e nje punonjese te urbanistikes se bashkise Fier duke perfituar 500 mije lek nga nje qyetar per nje leje ndertimi. Pas ketij veprimi i menjehershem ka qene sot edhe reagimi i bashkise Fier dhe kreut te saj duke marre masen e largimit nga puna per inxhinieren 

 

Dt. 31/05/2017

 

Njoftim për Shtyp

 

Në lidhje me rastin e publikuar mbrëmjen e kaluar në emisionin investigativ Fix Fare, në televizionin kombëtar Top Channel.

 

Në emër të Bashkisë Fier, falenderojmë emisionin investigativ Fix Fare për denoncimin publik të këtij rasti.

 

Të shqetësuar dhe tepër të indinjuar për ekzistencën e veprimeve të tilla në institucionin tonë, në një kohë që lufta ndaj korrupsionit është një nga prioritetet tona, menjëherë u morën këto masa:

 

· Shkarkim nga detyra e Specialistes së Nivelit të Lartë për investimet në Drejtorinë e Punëve Publike, Znj.Adelina Hoxha.

 

· Pezullim nga detyra deri në zbardhjen e të gjitha detajeve rreth këtij rasti, i Drejtoreshës së Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit të territorit, Znj. Renilda Hyseni.

 

· Pezullim nga detyra deri në zbardhjen e të gjitha detajeve rreth këtij rasti, i Specialistes së Nivelit të Lartë për kadastrën pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Planifikimit dhe Zhvillimit të territorit, Znj. Luljeta Ngresi.

 

Duke u distancuar nga veprime të tilla, Bashkia Fier garanton se do të vazhdojë të jetë në shërbim të çdo qytetari dhe do të konsiderojë çdo sinjal dhe shqetësim publik për të luftuar me çdo mënyrë korrupsionin në këtë institucion.

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.