8 milion lekë për një kafe, ish deputeti PS Fier ,që sillet...

8 milion lekë për një kafe, ish deputeti PS Fier ,që sillet si “mbret”

1013
SHPËRNDAJE

Sikur mos të mjaftonte automjeti luksoz, arredimi i zyrës si të ishte “president”,  Drejtori i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, duket se ka të tjera teka të rëndësishme.

Ervin Koçi është bërë i pafrenueshëm, pasi vetëm ditët e fundit,  ka firmosur një tender për të blerë kafe, për zyrën e tij, e cila do të kushtojë plot 8 milionë lekë pa TVSH, ose rreth 10 milionë me TVSH.

Sipas dokumenteve të  “Tpz.al”, AMF-ja do të blejë 13.340 kapsula për kafe ekspres.

Por Koçi ka kërkesa të pabesueshme, pasi kafeja duhet të jetë në formën e kapsulave dhe e cilësisë së parë. Gjithashtu kjo sasi kafe të shoqërohet dhe me katër aparate ekspresi për kafe kapsule (plastike), në përdorim gjatë gjithë vitit 2018.

Në këto dokumente thuhet se:

Kafja duhet të jetë e amballazhuar në bustina alumini e mbyllur hermetikisht, që ruajne shijen dhe aromën.

Kafja të jete e tipit ‘cafe aroma’. Sasia e kafesë të shoqërohet me sheqer, gota plastike dhe shkopa përzierës, për çdo kapsule.

Furnizimi me kafe kapsule do të kryhet sipas kërkesës se A.M.F”.

Vetëm disa javë më parë Ervin Koçi ka vendosur të përdorë mbi 61 milion lekë të vjetra nga buxheti i shtetit për arredimin e zyrës së tij.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.