734 kg drog te kapura ne Itali ,vinte nga Shqiperia

734 kg drog te kapura ne Itali ,vinte nga Shqiperia

71
SHPËRNDAJE

BARI– Zbardhen të tjera detaje nga operacioni i Guardia Di Financa, ku u sekuestruan 734 kilogramë kanabis sativa që vinte nga Shqipëria. Sipas mediave italiane, mësohet se vlera e drogës që u kap në gomone kapte shifrën e 7 milionë eurove nëse hidhej në treg për t’u shitur.
Të njëjtat burime theksojnë se droga paketuar në 33 koli të masave të ndryshme. Guardia di Financa e Salentos, pas sinjalizimeve te marra nga policia shqiptare, u arrit të kapej gomonia, ku udhëtonin dy shqiptare me inicialet A.P 43 vjeç dhe G.S, 39 vjeç, të cilët u vunë në pranga. Ndonëse ata u përpoqën që të arratiseshin përmes tokës, ata u arrestuan nga policia.
Brenda vitit 2016 janë ndërmarrë 15 operacione nga deti, ndërsa janë sekuestruar 6 ton lëndë narkotike.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.