6 te arrestuar ne 24 oret e fundit

6 te arrestuar ne 24 oret e fundit

934
SHPËRNDAJE

Drejtoria Vendore e Policisë Fier!
Policia arreston në flagrancë 6 shtetas për vepra të ndryshme penale, konkretisht:
Fier!
Arrestohet në flagrancë një shtetas për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vulave”.
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Admir Beqiri, 32 vjeç, banuese në lagjen “Qafë Gjashtë”, Sarandë (i dënuar më parë për vjedhje).
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është kapur në flagrancë në Divjakë me një pasaportë biometrike dhe me një leje kalimi të shtetit grek të lëshuar në emër të shtetasit A.M, 31 vjeç, banues në Pogradecë, dokumenta të cilat dyshohen se janë të falsifikuara.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vulave” parashikuar nga Neni 189 i Kodit Penal.

Fier-Lushnje-Divjakë!
Policia arreston në flagrancë 2 shtetas për veprën penale “Dhunë në familje” dhe 1 tjetër për “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimeve përkatësisht në Komisariatet Fier, Lushnje dhe Divjakë, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:
1.Todi Suku, 56 vjeç, banues në lagjen “8 Shkurti” Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesën e tij ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases D.S, 55 vjeçe.

(Neni 130/a/4 i Kodit Penal).
2.Besim Çela, 40 vjeç, banues  në fshatin Çinar, Lushnjë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases Dh.Ç, 37 vjeçe.

(Neni 130/a/4 i Kodit Penal).
3.Jani Kasmi, 39 vjeç, banues në lagjen “Nr. 1” Divjakë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë padi më datën 22.12.2016, rreth orës 21:30, ka shkuar në banesën e vjerrit të tij për të takuar bashkëshorten dhe fëmijët për të cilët Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnje, me vendimin e datës 11.10.2016, ka lëshuar urdhër mbrojtje.

(Neni 321 i Kodit Penal).

Fier!
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Mitat Metaj, 55 vjeç, banues në lagjen “1 Maj”, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 23.12.2016, gjatë natës, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit A.Gj, 40 vjeç, banues në lagjen “1 Maj”, Fier.

(Neni 134/1-22 i Kodit Penal).

Lushnje!
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:
-Dritan Gjoni, 34 vjeç, banues në fshatin Dushk, Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Çlirimi”, është kapur nga shërbimet e qarkullimit duke drejtuar motomjetin tip Honda me targa TR816C, i pa paisur me leje drejtimi.

(Neni 291 i Kodit Penal).

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.