50 mijë përgjime ne dosjen Habilaj,i penduari që çoi në pranga 61...

50 mijë përgjime ne dosjen Habilaj,i penduari që çoi në pranga 61 persona 

182
SHPËRNDAJE

Guardia di Finanza e Comos dhe Squadra Mobile e policisë së Ragusas, në kuadrin e operacionit të përbashkët me emrin e koduar “Balkan” kanë shkatërruar një organizatë ndërkombëtare të trafikut të drogës dhe janë arrestuar tashmë në Itali disa elementë të bandës.

Në pranga kanë përfunduar shqiptarët Fation Hoxhaj (lindur më 1977), Erson Zhuka (1984), Roland Kalemaj (1976) dhe Mandi Hoxha, i njohur edhe si Gentian Hoxhaj. Eksponentët e tjerë të grupit ishin në qeli që më parë. Janë edhe gjashtë persona të tjerë ende në kërkim. Numrat e operacionit janë impresionues: 61 persona nën hetim, 28 prej të cilëve janë shqiptarë e 33 italianë; mijëra kilogramë marijuanë e sekuestruar.

Hetimi ka nisur që më 2012, kur organizata kriminale hyri me forcë në territorin e Modicas e nisi të zgjeronte aktivitetin. Operacioni “Blade” futi në burg 17 persona dhe bëri që hetuesit të zbulojnë organikën dhe mënyrën e veprimit të bandës, ndërsa “Balkan” i çon autoritetet drejt e te furnizuesit shqiptarë.

Të gjithë hetuesit kanë punuar në koordinim me Prokurorinë e Catanias dhe kanë arritur të mbledhin prova të mjaftueshme për arrestimin e dhjetëra personave, për të cilët është mësuar me saktësi edhe roli që kanë luajtur. Kjo edhe falë 50 mijë bisedave të përgjuara të anëtarëve të organizatës.

Ndër operacionet më të rëndësishëm të kryer nga autoritetet italiane është ai i nëntorit 2012 në Ragusa, ku u sekuestruan 90 gramë kokainë dhe u arrestua Sherif Sherif Duraj.

Në mars 2013, në Belpasso u arrestua Hysni Hoxha, me 90 kile kokainë dhe disa armë zjarri. Në të njëjtin vit, tre operacione, në Lentini, Sicli e Ragusa, çojnë pas hekurave italianin Michele Guglielmo Magro dhe shqiptarët Gazmend Bregaj e Edmond Hysenaj, si dhe sekuestrohen sasi të ndryshme marijuane.

Ndërkaq, agjentët e Squadra Mobile të Ragusas kanë filmuar dhjetëra takime të krerëve të organizatës, udhëtime të korrierëve ndërkombëtarë dhe deri në shitjet e drogës klientëve në sheshe e rrugë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.