5 te arrestuar për drejtim mjeti te dehur dhe pa patent

5 te arrestuar për drejtim mjeti te dehur dhe pa patent

1125
SHPËRNDAJE

Policia arreston 5 shtetas për drejtim mjeti në gjëndje të dehur dhe pa leje drejtimi. 

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

-Ramis Lushaku, 50 vjeç, banues në fshatin Hamil, Fier, pasi:

 

Në lagjen “11 Janari” Fier, duke drejtuar mjetin autoveturë tip “BENZ”, me targë FR 8338 C, nuk i është bindur urdhrit të oficerëve të patrullës së përgjithshme për të ndaluar por është larguar dhe pas ndjekjes nga ana e shërbimeve të policisë është kapur në vendin e quajtur “GLOBI”.

Nga veprimet e kryera rezultoi se shtetasi Ramis Lushaku e drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 1.09 mg/l

(Nenet 291 e 242 të Kodit Penal).

 

 

 

-M.R, 17 vjeç, banues në fshatin Mbrostar Ura, Fier, pasi:

 

Në vendin e quajtur “ FNSH” Fier, është kapur duke drejtuar motomjetin tip “Kinro”, pa targa dhe pa leje drejtimi.

(Neni 291 i Kodit Penal)

 

 

 

-Vilajet Gjojdeshi, 55 vjeç, banues në fshatin Petovë, Fier, pasi:

 

Në Petovë është kapur duke drejtuar motomjetin tip Honda me targa FR 026 C, pa leje drejtimi.

(Neni 291 i Kodit Penal)

-Agim Sina, 44 vjeç, banues në fshatin Babunjë, Lushnjë, pasi:

 

Në afërsi të vendit të quajtur “Pushimi i shoferit”, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin motorçikletë tip “Zip Star” 125cc, pa targë, me dy sedile, i pa paisur me leje drejtimi.  

(Neni 291 i Kodit Penal).

 

 

-Viktor Shtëmbari, 51 vjeç, banues në Gradishtë, Lushnjë, pasi:

 

Në afërsi të vendit të quajtur “Pushimi i shoferit”, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin motorçikletë tip “LIFAN” 110cc, pa targë, me dy sedile, i pa paisur me leje drejtimi.  

(Neni 291 i Kodit Penal).

 

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.