5 te arrestuar nga policia ne 24 oret e fundit ne Fier

5 te arrestuar nga policia ne 24 oret e fundit ne Fier

3823
SHPËRNDAJE

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vrndore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin: 

-Shefqet Tushollari, 26 vjeç, banues në lagjen “1 Maj”, Levan.

 

Arrestimi i këtij shtetssi u bë pasi në Levan, i’u gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 12.45 gram lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/2 i Kodit Penal.

 

 

 

*Policia arreston në flagrancë 4 shtetas pasi drejtonin mjetin në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi.

 

Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasit:

 

-Fran Markaj, 47 vjeç, banues në lagjen “Myslym Keta”, Tiranë, pasi:

 

Te unaza e qytetit Fier, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip Benz me targa TR 3352 R, në gjëndje të dehur.

(Neni 291 i Kodit Penal).

 

-Anxhelo Bedri, 18 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh” Fier, pasi:

 

Në lagjen “Sheq i Madh”, në unazën e qytetit, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin autoveturë tip “BENZ”, me targë AA401NM, i pa paisur me leje drejtimi.

(Neni 291 i Kodit Penal).

 

-Dritan Bregu, 41 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh” Fier, pasi

 

Në lagjen “Sheq i Madh”, Fier, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin motorçikletë tip “LONXIA”, pa targë, me dy sedile, i pa paisur me leje drejtimi.

(Neni 291 i Kodit Penal).

 

-Edvin Dautaj, 29 vjeç, banues në fshatin Varibop, pasi:

 

Në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Frakullës” është kapur duke drejtuar motomjetin tip “Jamaha”, pa targa dhe pa leje drejtimi.

(Neni 291 i Kodit Penal).

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.