40 tur operatorë turistik nga Polonia vizitojnë Shqipërinë

40 tur operatorë turistik nga Polonia vizitojnë Shqipërinë

93
SHPËRNDAJE

40 tur operatorë turistik dhe agjenci udhëtimesh nga Polonia po vizitojnë këto ditë #ShqipëriaTuristike në kuadër të një udhëtimi familjarizues. Qëllimi i kësaj vizite është prezantimi i paketës turistike që vendi ynë mund të ofrojë për tregun polak dhe eksplorimi nga afër i atraksioneve tona turistike.

Gjatë këtij viti vendin tonë e vizituan më tepër se 45.000 turist polak, 30 % më tepër se vitin e kaluar, duke patur një frekuencë të kënaqshme prej 4 fluturime charter në javë.

Ndërkohë si pjesë e këtij bashkëpunimi të agjencive turistike shqiptare me partnerët e tyre polak, numri i këtyre fluturimeve pritet të rritet deri në 10 fluturime charter në javë, gjatë një periudhe 3- mujore nga fillimi i muajit qershor deri në fund të shtatorit 2017.

Përgjithësisht ky treg turistik preferon t’i kaloj pushimet në bregdetin e Adriatikut, por gjithashtu duke kombinuar edhe si mundësi zhvillimin e turizmit kulturor nëpërmjet tureve ditore. Së fundmi ishin në një vizitë njohëse edhe një grup prej 60 gazetarësh po nga Polonia që me siguri do t’a rrisin edhe më tej aktivitetin promovues për Shqipërinë si një destinacion turistik në opinionin publik polak.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.