40 kompani dorezojne ofertat per tenderin e bypassit Fier dhe Vlore

40 kompani dorezojne ofertat per tenderin e bypassit Fier dhe Vlore

133
SHPËRNDAJE

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka kryer njoftimin e procedurës së parakualifikimit të tenderit të ndërtimit të segmenteve rrugore “Bypass Fier dhe Bypass Vlorë” dhe me 25 tetor ka skaduar afati i paraqitjes së ofertave.

 

“Nga të dhënat paraprake, rezulton se tërhoqën dokumentat 84 kompani ndërsa dorëzuan ofertat brenda afatit ligjor të përcaktuar mbi 40 kompani. Brenda datës 30 Nëntor 2017, Autoriteti Rrugor Shqiptar duhet të bëjë përmbylljen e fazës së parakualifikimit. Me marrjen e konfirmimit për këtë procedurë nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), do të bëhet shpallja e kompanive të cilat vazhdojnë fazën e dytë të tenderit” njofton Ministria e Energjisë dhe Industrisë.

 

Bypass-i i Vlorës lidh autostradën Levan – Vlorë me rrugën nacionale bregdetare Vlorë-Sarandë. Gjatësia e këtij aksi është 29 km dhe fillon që nga rrethrotullimi në fund të autostradës Levan-Vlorë. Pavarësisht parashikimeve në kontratën fillestare, ndërtimi nuk shkoi siç duhet për shkak të problemeve me kontraktorët çka detyroi ARRSH të ndërpriste kontratën në mënyrë të njëanshme. Pas 24 muajsh jetëgjatësi të projektit u arrit të mbyllej vetëm 12% e veprës.

Bypass-i i Fierit i referohet ndërtimit të një Bypass-i rrugor të tipit autostradë interurbane midis qytetit të Fierit dhe Levanit (Bypass-i i Fierit) me gjatësi afërsisht 22 km.

 

Në këtë seksion është parashikuar ndërtimi i 3 urave me gjatësi nga 80 m secila në Lumin Seman, në kanalin e Hoxhares dhe atë të Pojanit. Janë parashikuar gjithashtu 4 kryqëzime në disnivel si dhe 2 gjysëm kryqëzime. Projekti u nis nga një kontraktor i cili nuk arriti të mbante ritmin e duhur të punimeve çka solli prishjen e njëanshme të kontratës nga ARRSH. Aktualisht, punimet për këtë vepër kanë mbetur në nivelin e 55%.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.