4 te arrestuar ne Fier ne 24 oret e fundit

4 te arrestuar ne Fier ne 24 oret e fundit

1427
SHPËRNDAJE

DVP Fier/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin B. Sh., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 37 vjeç, banues në Patos, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. K., 54 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së mitur të fqinjëve të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin D. B., 28 vjeç, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se ka kanosur nënën e tij, e cila ishte e pajisur me urdhër mbrojtjeje.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë arrestuan në flagrancë shtetasin A. D., 50 vjeç, pasi në banesën e tij në fshatin Muçias, Divjakë, kishte kultivuar 8 bimë narkotike cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

S'KA KOMENTE