200 të rinj drejt Manastirit të Ardenicës

200 të rinj drejt Manastirit të Ardenicës

85
SHPËRNDAJE

Një tjetër udhëtim fantastik, drejt perlave natyrore të Fierit do të organizohet këtë të dielë, ndërsa synohet promovimi i resurseve turistike të Fierit.

Rreth 200 të rinj do t’i bashkohen udhëtimit të radhës drejt kurorës së kodrave që nisin nga Libofsha deri në Manastirin e Ardenicës.

Një udhëtim që kalon përmes gjelbërimit të pafund të kodrave të Libofshës të veshur me ullinj, dushqe dhe pamjes fantastike që të ofron lartësia e këtyre kodrave, aty ku deti i Semanit duket si në pëllëmbë të dorës dhe mali i Tomorit të kënaq me madhështinë e tij.

Kodrat e Ardenicës ndodhen në jug të fushës së Myzeqesë së madhe me një pozitë dominuese që shihet nga të gjitha anët me një lartësi 237 m mbi nivelin e detit. Kjo pozitë si ballkon, ku nga këmbanorja e tij shihen Tomorri, deti Adriatik, laguna e Kravastasë e deri në jug malet e Labërisë, e bëjnë Ardenicën një vend të vizituar nga turizmi shplodhës dhe argëtues.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.