20 vjecari nga FIERI i jep fund jetes duke u vetehelmuar me...

20 vjecari nga FIERI i jep fund jetes duke u vetehelmuar me fotoksine

858
SHPËRNDAJE

FIER-  Nje 20 vjecar eshte vetehelmuar ne diten e djeshme duke gelltitur fotoksine . Sipas informacionit nga SPITALI RAJONAL FIER ( mjeku intoksikolog Lulezim Banushaj) ka ardhur i helmuar Eneo F. 20-vjeçar nga ADA FRAKULL FIER. Megjithe perpjekjet e bluzave te bardha per ta rikthyer ne jete 20 vjecari eshte ndare ne menyre tragjike nga jeta.

 Informacione konfidenciale te 20 vjecarit kane treguar se  shkaku i aktit veteflijues te tij ka qene nje lidhje dashurie.Nje mik i 20 vjecarit qe i ka qëndruar pranë momentet e fundit ndersa ai luftonte me vdekjen në spital  ,ka thene se kjo tragjedi mund te parandalohej nga vajza me te cilen 20 vjecari nga FIERI ishte ndare para 10 ditesh  

Ngjarja ne fjale eshte publikuar edhe ne portale dhe media te tjera 

Miku i 20-vjeçarit bën me dije se Eneo dhe vajza nga Peqini, E. C. kishin jetuar bashkë për një farë kohe në një banesë në Fier, ndërsa prindërit e të ndjerit ishin ndarë nga njëri-tjetri. Eneo ishte i dashuruar me këtë vajzë, por nuk fliste kurrë me miqtë e tij për të. Madje, siç është mësuar më vonë. Eneo i ka dërguar asaj edhe një video ku i tregonte se do të vriste veten, por ajo nuk ka reaguar.

Në një komunikim me JOQ.al, i afërmi i Eneos tregon gjithçka që ka ndodhur atë ditë të kobshme. Eneo punonte në një rrobaqepësi dhe në mëngjes e ngre mamaja për në punë, por ai i tha se ishte i lodhur dhe nuk shkoi në punë.
Ndërkohë e ëma iku vetëm dhe në drekë, kur erdhi nga puna e gjeti në shtëpi. I dha lekë për të paguar dritat. Ai iku të paguante dritat dhe rrugës blen dhe helmin. Duke shkuar për në shtëpi, afro 50 metra, e pi një kokërr. Ndërkohë që ishte duke fol me Edlirën, pi kokrrën, i dërgon videon E. dhe shkon në shtëpi. Rreth orës 13:00 në drekë i tregon direkt mamasë që e piu se nuk e shtynte dot më. E merr e ëma me urgjencë dhe e çon në spital brenda 15 minutave. Në orën 3:30 të mëngjesit dha shpirt”, – rrëfen miku i Eneos.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.