15 familje , banesat e te cileve ndodhen prane fushes se mbetjeve...

15 familje , banesat e te cileve ndodhen prane fushes se mbetjeve urbane ne Fier , kane braktisur shtepite nga era e rende 

114
SHPËRNDAJE

Fusha e mbetjeve urbane ne Fier i ka kaluar kapacitetet e depozitimit. Hapesirat e saj tashme kane marre formen e nje kodre me plehra . Kufijte e saj kane arritur deri ne trasen e hekurudhes .

 Situata paraqitet alarmante jo vetem per faktin e hapsirave te tejmbushura por edhe per nivelin e larte te ndotjes dhe perhapjes ne zonen perreth . 15 familje , banesat e te cileve ndodhen prane fushes se mbetjeve urbane ne Fier , kane braktisur shtepite nga era e rende dhe mbytese e dekompozimit te qindra tonelatave me plehra qe groposen aty cdo dite . 

Kjo fushe duhet te zhvendoset pasi perben nje rrezik per banoret qe jane prane por edhe qytwtin e Fierit . Fusha ne fjale eshte vetem 500 m nga qyteti i Fierit por prane saj ndodhet lagja “Sheq i Madh ” dhe “Bishanak ” rreth 100 m larg .


 Ky eshte i vetmi vend depozitimi per plehrat per 9 njesite e bashkise Fier ndersa kjo hapesire prej afro 5 ha shfrytezohet prej vitit 1970 kur Fieri ishte 30 mije banore ndersa sot i kalon te 100 mije banoret.

Kjo situata mjedisore ne fier eshte konsideruar alarmante nga strukturat vendore dhe deri ministria e mjedisit qe prej dy vjetesh duke shpallur emergjencen per zhvendosjen e saj. Bashkia ka nje projekt per perpunimin e mbetjeve urbane nepermjet djegies nga nje impant por ky projekt eshte kudnershtuar me protesta popullore ne vendet e parashikuara si ne Plyk, Mbrostar, Verri dhe Kallm

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.