115 gjoba dhe 5 subjekte te mbyllur ne Seman e Darzeze nga...

115 gjoba dhe 5 subjekte te mbyllur ne Seman e Darzeze nga Tatimoret

252
SHPËRNDAJE

Per gati dy jave me rradhe ,Drejtoria e Tatim taksave ne Fier ka kontrolluar mbi 1000 subjekte .Gjate kontrolleve jane konstatuar parregullsi te shume subjekteve ne leshimin e kuponit tatimor, mos rregjistrim si dhe punonjes te padeklaruar.

Nga Hetimi Tatimor ne Fier per kete qellim jane zbatuar 115 masa administrative si dhe eshte bllokuar aktiviteti i 5 subjekteve. Nje pjese e mire e subjekteve te penalizuar kane pasur aktivitet ne plazhet e Darzezes , Seman .

Megjithe keto rezultate mesohet se Drejtori i Hetimit te Tatimore ne Drejtorine Tatimore Rajonale ne Fier ka dhene doreheqjen . Ky veprim i Drejtorit Hetimor ne Fier eshte pasur edhe me 4 drejtues te ketij sektori ne drejtorite e jugut te vendit

Kontrollet në terren përqendrohen në:
-Verifikimin nëse subjekti është i regjistruar, pra është formal apo informal.
-Verifikimin e instalimit dhe funksionimit të pajisjes fiskale
-Verifikimin e lëshimit të rregullt të kuponit tatimor
-Verifikimin e përputhshmërisë së numrit real të të punësuarve me atë të deklaruar në listpagesë
-Verifikimin e mbajtjes së dokumentacionit tatimor në momentin e kontrollit.
Tatimet sqarojnë se këto verifikime, janë të natyrës funksionale, në ushtrim të së drejtës së administratës tatimore për të kontrolluar. “Ato janë pjesë rutinë e punës së strukturave operacionale të administratës që lidhen me monitorimin e terrenit.

Sipas DPTT ,objektivi është që të krijohet një mundësi e barabartë për çdo sipërmarrës që ushtron biznes në vend, në kushte të njëjta konkurrence. Pra, duke synuar minimalizimin dhe zhbërjen e çdo aktiviteti informal, të çdo konkurrence të pandershme të nxitur nga veprime evazioni, që është në fakt në dëm jo vetëm të mbledhjes së të ardhurave fiskale por edhe të vetë bizneseve të rregullta.

Kjo strategji, që është duke u zbatuar me anë të programeve operacionale, do të vazhdojë shtrirjen në të gjithë vendin dhe për më tepër, jo vetëm është kërkuar, por edhe po mbështetet nga të gjithë bizneset që operojnë ndershmërisht në përmbushjen e detyrimeve të tyre fiskale”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.