100 gr C4 me celular shpertheu BMW e 35 vjecarit ne Fier

100 gr C4 me celular shpertheu BMW e 35 vjecarit ne Fier

126
SHPËRNDAJE

FIER-Bomba e komanduar me celular, e cila një ditë më parë hodhi në erë automjetin e 35 vjecarit Armando Sula në Fier rezulton se ka patur qëllime hakmarrje për ta eliminuar drejtuesin e BMW.
I riu i cili vetëm 10 ditë më parë kishte lënë qelitë e burgut tashmë është jashtë rrezikut për jetën, por ka humbur një këmbë nga dëmtimet e pësuara.
Hetuesit nuk kanë mundur të gjejnë asnjë gjurmë në shasinë e mjetit ku ishte vendosur 100 gr lëndë shpërthyese C4, por kanë siguruar disa pamje filmike ku prej 2 ditësh lëvizjet e Sulos ndiqeshin nga persona ende të paidentifikuar.
Ky atentat rezulton të jetë bërë në shenjë hakmarrje për të shkuarën me precedent penal të të riut dhe disa ngjarjeve të vjetra në Fier në vitet 1993-1995 dhe 1997 ku të afërm të Sulos kanë patur konflikte me grupe të ndryshme kriminale pasi daja i tij ka qenë shef komisariati 20 vite më parë në Fier.
Ndërkohë i dëmtuari dyshohet dhe si i përfshirë në trafikun e drogës në Itali. Armando Sulo, pritet të meret në pyetje për këtë ngjarje sapo shëndeti i tij të përmirësohet. 
Dyshimet
Dyshimet paraprake të grupit hetimor janë se ngjarja mund të lidhet me larjen e hesapeve mes hasmërive të dy familjave Sulo dhe Suli në Fier.
Atentati i djeshëm dyshohet se ka lidhje edhe me hasmërinë e dy familjeve Suli dhe Sulo në Fier. Nuredin Suli është vëllai i 46-vjeçarit Neim Suli, i cili u vra në një atentat më 10 nëntor të vitit 2012 në Fier. Ngjarja ndodhi kur Neim Suli po hynte në portën e banesës së tij në lagjen Liri në Fier.  
Kurse më 3 maj të vitit 2013, automjeti pronë e vëllait të Gëzim Sulos shpërthen në ecje. Shtetasi Sulejman Sulo dhe bashkëshortja e tij, Alie Sulo shpëtuan. Mjeti i tyre mori flakë në motor dhe drejtuesi humbi kontrollin, por më pas ndaloi.
Më 25 tetor të vitit 2013, një automjet tip Alfa Romeo ndalon para një pikë karburanti në aksin rrugor Fier-Patos, pronë e familjes Suli dhe një breshëri plumbash lëshohet në drejtim të pronarit të kësaj pike, Namik Suli.

Dënimi me 7 muaj e 10 ditë burgim

Në 3 nëntor 2016, gjykata e Fierit ka shpallur fajtor Armando Sulon për akuzën e mbajtjes pa lejë të armëve luftarake. Sulo, gjatë gjykimit ka shfaqur pendesë, ndërkohë njëherësh ka kërkuar dhe gjykim të shkurtuar. Kjo kërkesë e tij është pranuar dhe në fund gjykata e ka shpallur fajtor duke e dënuar me 7 muaj e 10 ditë burg. Mirëpo për shkak të amnistisë së kryer në fund të vitit ai ka përfituar nga ky ligj, dhe në muajin janar 2017 ka lënë qelitë e burgut,duke u rikthyer i lirë.
 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.