10% e vajit te ullirit te Fierit e Mallakastres eksportohen deri  ne...

10% e vajit te ullirit te Fierit e Mallakastres eksportohen deri  ne Kine

716
SHPËRNDAJE

Rritet interesi i fermereve per shtimin e rrenjeve me ullinj.Edhe kete vit ne Fier dhe Mallakaster fondi i pemes se ullirit eshte rritur me 100 mije ullinj te mbjelle me shume.Ky interesim per rritjen e ullirit dhe prodhimin e vajit te ullirit siguron per fermeret e zonave te Fierit dhe Mallakaster perfitime monetare nga tregetimi ne tregun vendas dhe te huaj. Ne nxitjen e prodhimit te ullirit nje faktor kryesor ze edhe ndihma financiare e qeverise shqiptare

Rreth 6330 fermere te rretheve Fier dhe Mallakaster perfituan fondin prej 83 milion leke te reja per trajtimin e ullirit dhe kjo ka bere qe sivjet te kete jo vetem rritje te prodhimit por edhe ullinj te paster .Nisur nga sherbimet qe i jane kryer kultures se ullirit gjate ketij viti si dhe kushteve te favorshme klimatike parashikohet nje prodhim i mbare. Parashikimet mbeshteten jo vetem ne faktin e kushteve klimatike por edhe ne sherbimin dhe trajtimet qe u kryen ne zbatim te skemes se mbrojtjes se ullirit me financimin e ministrise se bujqesise per 400 mije rrenje ullinj . Sipas drejtuesit te sherbimit keshillmor ne Fier Muhamet Baboci ne rrethet Fier e Mallakaster kultivohen 1 milion e 730 mije rrenje ullinj nga te cilat 1 milion e 320 mije rrenje ne prodhim parashikohet te merren 15 mije e 600 ton ullinj kokerr nga te cilat 1300 per perdorim tavoline dhe 14 mije e 300 ton per vaj. Krahasuar me vitin 2015 qe jane marre 12 mije ton ullinj rritja kete vit do jete 3600 ton me shume ose 130% .Rreth 3000 ton vaj ulliri te nje cilesie te larte se vitii kaluar. Ne Fier e Mallakaster jane 50 fabrika te perpunimit te vajit te ullirit.
10% e prodhimit te vajit te ullirit te Fierit e Mallakatres eksportohen deri ne lindjen e larget ne Kine

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.