Shkon ne 1 km vargu i makinave ne unazen lindore( video)

Shkon ne 1 km vargu i makinave ne unazen lindore( video)

205
SHPËRNDAJE

Punimet e shumta ne rruget ne Fier si dhe mungesa e sinjalistikes jane shkak i nje trafiku ne kaos. Keto jane pamjet e pasdites te se Premtes se 29 Korrikut ne unazen lindore te Fierit qe e lidh me Beratin , Vloren, dhe Jugun e vendit. Ne gati 1 km automjetet jane ndalur pasi nuk respektojne dhe nuk kane sinjalistike ( semafore. Punen e semaforit e kryejne disa punonjes te rrugores qe per hir te se vertetes ne kete trafik dhe vap perveluese     eshte nje mision i veshtire. Shpesh shajm se cfar behet tek ne dhe me kete trafik dhe pse ndodh ne vendin tone .!? Faji i kujt qwndron qe ndodh ky kaos ne rruge ?! Pergjigja eshte e thjesht . 

1- Mungesa e rrugeve . Per te shkuar ne Vlore apo ne Jug te vendit unaza lindore eshte e vetmja rruge dhe normalisht ketu mblidhet i gjith  trafiku i levizjes dhe fajtori per kete situate eshte shteti dhe pushteti vendor qe nuk hartojne dhe ndertojne projekte per rruge te reja .Ne nje kohe kur qarkullimi i automjeteve eshte kthyer ne nje problem per shkak te punimeve , rikonstruksion dhe shtrirje e rrjetit te ujesjelledit ne te gjithe rruget e Fierit ndodh cudia dhe me e madhe . Bllokohen edhe ato rruge dhe sheshe qe jane te domosdoshme per drejtues te mjeteve por edhe rastet emergjente .Veprimtarite kulturore zhvillohen ne Qender te Qytetit ku bllokohet i gjithe Sheshi si dhe 3 rruget kryesore duke paralizuar totalisht gjithe qendren. Ne 3 lagje te qendres as nuk mund te hysh as nuk mund te dalesh jo vetem me makinen tende por as ne raste emergjente. Sipas qytetareve ka pasur  disa raste urgjenca ne lagjen” Konferenca e Pezes” dhe “Kongresi Permetit” dhe ne kete rast urgjences i eshte dashur te hyj neper labirinthe te rrugeve te cara te lagjeve per te mberritur ne lagjet ne fjale.Koncertet ne te gjithe boten zhvillohen ne stadiume por tek ne ndodh cudi dhe vecantia koncertet dhe fushatat elektorale i bejm ne sheshe

Nderkohe nje tjeter problem i kesaj situate trafiku eshte 

2-Mungesa e sinjalistikes. Rruget e Fierit sot nuk kane as sinjalistike horizontale dhe as ate vertikale.Mungojne tabelat orientuese ndersa semafori egziston vetem si fjal pasi ne shekullin e 21 kur edhe vendet e botes se trete kane semafor ne nuk kemi asnje ne ndonje rruge te ketij qytwti apo edhe ne sheshin qe mban emrin e Europes (” Europa Plaza) ne Fier.Mugesa e sinjalistikes krijon jo pak probleme deri edhe alsidente ne rruget ne qytet por edhe jashte tij

3-Mungon kultura ne rruge dhe ne te drejten e respektimit te kalimit dhe levizjes , parkimeve dhe parakalimeve.Po te shohesh ne te gjitha rruget ne qytet kalimtaret kalojne ku te duan ndersa drejtuesit e mjeteve nuk respektojn te drejten per te kaluar ne rreth rrotullime .Jemi nje qytet i vogel krahasur me vendet e tjera por ne dukje me gjithe kete trafik dhe kaos levizje dukemi si popullate e vendeve miliardeshe

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.