Zv/Kryeministrja ne Fier ,peruron sherbimin ADISA

Zv/Kryeministrja ne Fier ,peruron sherbimin ADISA

318
SHPËRNDAJE

 Zevendeskryeministrja  Senida Mesi ka peruruar sot nje sherbim te ri ne Fier  .Qendra e Integruar, ADISA Fier eshte nje projekt dhe sherbim ne “Mbështetje për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike me në qendër Qytetarin” – IPSD, financuar nga Bashkimi Europian në bashkëpunim me “Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara” ADISA si institucion përfitues. 

Në këtë event prezantues të projektit, kanë marri pjesë Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Sh.S Zj. Senida Mesi, , Drejtoresha e ADISA, Znj. Anisa Gjika, Kryetari i Bashkisë Fier, Z. Armando Subashi, drejtues të rëndësishëm të institucioneve qëndrore e lokale, si dhe përfaqësues të komunitetit të biznesit, shoqërisë civile, medias dhe qytetarë.

 

Ky projekt zhvillohet në kuadër të reformës së ofrimit të shërbimeve publike, të ndërmarrë nga Qeveria Shqiptare nëpërmjet programit “Inovacioni kundër korrupsionit: Ndërtimi i një modeli me në qendër qytetarin në ofrimin e shërbimeve publike në Shqipëri”. Aktiviteti ka për qëllim prezantimin e komponentëve të projektit, të cilët synojnë përmirësimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve publike, duke rishikuar kuadrin ligjor-rregullativ të ofrimit të tyre, duke synuar ngritjen dhe zhvillimin e kapaciteteve dhe përmirësimin e procedurave operacionale, hartimin e një modeli biznesi për ushtrimin e veprimtarisë së ADISA-s, si dhe përmirësimin e performancës së lëvrimit të shërbimeve. Aktiviteti ka gjithashtu për qëllim të parashtrojë e të informojë mbi programet e reja të Bashkimit Europian, si një aktor kyç në financimin dhe dhënien e ndihmës, në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptar dhe ADISA-n, për përmirësimin e shërbimeve publike në tërësi dhe mënyrës së ofrimit të tyre.

Ky projekt ka në vijë të fundme për qëllim ofrimin e zgjidhjeve inovatore për përmirësimin e ofrimit të shërbimeve publike, forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit në ofrimin e shërbimeve publike.

 

Buxheti i projektit IPSD, financuar nga BE, arrin një vlerë prej 1 milion euro dhe do të zbatohet në një peridh prej 18 muajsh (Qershor 2017 – Dhjetor 2018) . P

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.