Zbulohen dy kompani ne SHBA ,te deputetit te PD Eduart Selami

Zbulohen dy kompani ne SHBA ,te deputetit te PD Eduart Selami

132
SHPËRNDAJE

Deputeti i Partisë Demokratike, Eduard Selami i rikthyer në Shqipëri pas disa vitesh emigrimi në SHBA, është pronar me 50% i dy bizneseve në Amerikë. Pavarësisht aktivitetit të tij politik në Shqipëri, Selami nuk është shkëputur nga dy aktivitetet private që zotëron në SHBA.
Bëhet fjalë për kompaninë “Librazhd L.L.C” në Framingham, Massachusetts si edhe për kompaninë “Alba Taxi L.L.C” në Virginia Beach.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Open Data”, që i referohen deklaratës së të ardhurave të bërë nga vetë deputeti demokrat, rezulton se Selami nga të dyja këto kompani ka fituar vitin e kaluar 56 mijë dollarë.

Ndërkohë “Balkanweb” ka mundur të sigurojë edhe ekstraktet e regjistrimit të këtyre kompanive private në SHBA. Konkretisht firma “Librazhd L.L.C” ka për menaxher kryesor Rudolf Selamin. Ndërsa kompania tjetër “Alba Taxi LLC” ku është aksioner deputeti i PD-së mësohet se përveç shërbimit taksi ofron edhe makina me qira. Në të dyja firmat, Selami është aksioner 50%.
Përveç tyre, deputeti demokrat ka edhe pasuri të tjera të paluajtshme në SHBA, të gjitha të deklaruara. Konkretisht ai ka në pronësi një shtëpi banimi me vlerë 252 mijë dollarë në Virginia Beach, të blerë në vitin 2005, siç sqaron ai, me kredi.
Po në Virginia Beach ai ka në pronësi edhe një tjetër shtëpi me vlerë 156 mijë USD, të blerë po me kredi në vitin 2008.
Të ardhura e tij si deputet, janë 1 912 662 lekë, ndërsa të ardhura nga qira apartamenti në USA janë 12 000 dollarë. Por duhet theksuar se zoti Selami ka edhe kredinë e një shtëpie në SHBA ende të pashlyer.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.