Viktima e termetit ne itali do vinte ne vendlindjen ne Kurjan

Viktima e termetit ne itali do vinte ne vendlindjen ne Kurjan

2423
SHPËRNDAJE

Erjon Toro qe humbi jetën dje mes 247 personave të tjerë nga termeti që goditi Italinë qendrore, kishte planifikuar që së bashku me gruan dhe dy vajzat e tij të kalonte disa ditë pushimi në Shqipëri, por fati nuk ishte me të.Ai mbeti viktim e termetit ndersa gruaja e Erjonit dhe vajza e madhe e tij kanë mbetur e plagosur, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Një i afërm i viktimës, Pëllumb Toro ,ka bërë apel shtetit që sjellë në Shqipëri trupin e 34-vjeçarit.  “I bëjmë apel shtetit që të na sjellë trupin. 

Drama e kësaj familjeje është edhe më madhe pasi bashkëshortja e Erjonit ka humbur të dyja këmbët. Bashkëshortja e Erjonit është dëmtuar pasi i ka rënë në këmbë pllaka e betonit. Edhe vajza e madhe ka dëmtuar krahun por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën. Erjoni si të gjithë shqiptarët kujdesej për familen e tij në Fier për ta mbështetur financiarisht por dhe për t’i siguruar ilaçet që i nevojiteshin mamasë që e kishte të sëmurë.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.