Pranga 35 vjecarit nga Fieri  i shpallur ne kerkim per trafik njerezish

Pranga 35 vjecarit nga Fieri  i shpallur ne kerkim per trafik njerezish

1696
SHPËRNDAJE

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 35-vjeçar të shpallur në kërkim për trafik njerëzish.
Specialistët e seksionit të Trafiqeve të Paligjshme pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në rrugën “Sulejman Delvina”, në ambientet e një Bar kafeje, pas informacioneve te marra në rrugë operative kanë arrestuar shtetasin Rezart Merkaj, lindur dhe banues në Fier.
35-vjeçari Merkaj ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rëndë më 16 qershor të këtij viti kishte vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Veprën Penale të “Trafikim i personave te rritur”

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.