Plagosen me arme zjarri dy te rinj,njeri nipi i Aldo Bares

Plagosen me arme zjarri dy te rinj,njeri nipi i Aldo Bares

1424
SHPËRNDAJE

Dy të rinj kanë mbetur të plagosur pasi u qëlluan me armë zjarri pasditen e sotme, ndërsa policia ka identifikuar autorin dhe po punon për arrestimin e tij.

Të plagosurit jane Xhulio Shkurti 21 vjeç dhe shoku i tij Sajmo Xhelili 24 vjeç, të dy banues në lagjen “Çlirimi” në qytetin e Lushnjes.

Xhulio Shkurti është nipi i një emri të njohur në botën e krimit, Aldo Bares, emri i vërtetë i të cilit është Alfred Shkurti.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çlirimi”, ku dy të rinjtë e plagosur janë dhe banorë. Mësohet se SHkurti dhe Xhelili, së bashku me dy persona të tjerë ishin ulur në një nga lokalet e qytetit.

Por mes tyre ka patur një debat, gjë që ka nxehur situatën. Pas kësaj, njëi prej tyre ka shkuar në shtëpinë e tij dhe është kthyer me armë zjarri, duke qëlluar në drejtim të dy të rinjve duke i plagosur.
Dy të rinjtë që mbetën të plagosur nga të shtënat me armë zjarri janë dërguar në spital për mjekim dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën, pasi kanë marrë plagë në këmbë.

Policia njofton se ka identifikuar personin që i plagosi dy të rinjtë dhe është vënë në ndjekje të tij.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.