Patos,Fier:I moshuari gjendet i vdekur ne shtepi pas 20 ditesh 

Patos,Fier:I moshuari gjendet i vdekur ne shtepi pas 20 ditesh 

1164
SHPËRNDAJE

 Një i moshuar kishte ndërruar jetë prej 20 ditësh, por askush nuk e kishte vënë re mungesën e tij.
Informacionet nga policia kane thene  se një ditë më parë në orën 09:20, në qytetin e Patosit, në banesën e tij është gjetur i vdekur pa shenja dhune, Sami A., 68 vjeç.
Pas këqyrjes së kufomës nga mjeko-ligjorët rezultoi se vdekja ka ndodhur para 20 ditësh dhe ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Raste të tilla jemi mësuar t’i dëgjojmë shpesh në botën e zhvilluar e në qytetet e mëdha ku për arsye nga më të ndryshmet nuk ka komunikim me familjarët, fqinjët apo edhe të afërmit e tjerë, por në Shqipëri mund të jetë një rast i rrallë, duke marrë në konsideratë edhe numrin e vogël të banorëve, në qytetin e Patosit.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.