Nje i vdekur dhe nje i plagosur nga rrufeja ne Fier. 

Nje i vdekur dhe nje i plagosur nga rrufeja ne Fier. 

6471
SHPËRNDAJE

Moti me reshje të dendura shiu dhe rrufe ka shkaktuar nje te vdekur dhe një tjeter person te plagosur në Fier .
Sipas informacioneve te para bëhet e ditur se dy personat jane gra te cilat kane qenë jashte shtepise se tyre kur jane goditur nga një rrufe e fortë .
Sipas banoreve ngjarja ka ndodhur ne fshatin Ferme te Clirimit  .Fillimisht sipas banoreve te ketij fshati u tha se te dyja grate kane qene ne momentin e stuhise prane shkolles se Fermes se Clirimit ne Fier dhe nga jane goditur nga rrufeja. Por mesohet se ato kane qene afer njera tjetres prane nje kasolle.Per pasoje te shkarkeses elektrike te rrufese ,Zonja Begaj 70 vjc ka vdekur dhe Bajame Vrenozi 65 vjc eshte plagosur dhe eshte jashte rrezikut per jeten. 

Njoftimi i Policise 

Fier!
Informacion paraprak.
Më datën 07.10.2016 në fshatin Fermë Çlirim, Fier, në orën 12:30, në oborrin e banesës janë goditur nga rrufeja shtetësja Z.B, 70 vjeçe e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme dhe shtetësja B.V, 65 vjeçe, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet proceduriale.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.