Lekundje termeti me magnitude 5,5 balle ne Jug te vendit

Lekundje termeti me magnitude 5,5 balle ne Jug te vendit

287
SHPËRNDAJE

Lekundje te forta termeti jane ndjere ne Shqiperine e Jugut. Sipas qendres se sizmologjise boterore termeti ka pasur nje magnitude prej 5,5 balle me epiqender ne kufirin Shqiperi -Greqi . Njoftohet se termeti eshte ndjere ne Gjirokaster ,Sarande, Vlore , Fier deri dhe ne Tirane . Lekundjet e termetit kane zgjatur disa sekonda shpjegojn sizmologet per shkak se ka pasur dy goditje njera 5,5 balle dhe nje tjeter 5,4 balle. Njoftohet gjithashtu se termeti  me epiqendër në Greqi, i cili është ndjerë edhe në Shqipëri ka sjellë edhe dëmet e para, pikërisht në Tepelenë. Sipas të dhënave dy banesa të braktisura prej kohësh janë shembur nga lëkundjet e tërmetit. Banesat janë shembur në fshatrat Xhaxhaj dhe Rabije.

Banesat prej 10 vitesh janë të pabanuara, ndërkohë që banesa të tjera në këto fshatra kanë pasur disa krisje të lehta në mure por jo dëme të tjera serioze.

Banesat e braktisura i përkasin Hasan Velajt dhe Et’hem Ballaxhias të cilët ndodhen në emigrim.

Memaliaj

Tërmeti i rënë, ka cuar në panik, banorët e qytetit të Memaliajt. Në Memaliaj, tërmeti ka qëlluar 2 herë ku i dyti pas 1 minute, ka qenë më i fortë se i pari dhe ka zgjatur më disa sekonda.

Dëmet në qytet kanë qenë fare minimale, ku si pasojë ka pasur vetëm thyerje xhamash në katet e sipërme të pallateve.

Nga frika disa banorë të lagjes numër 3 kanë dalë nga banesat duke qëndruar jashtë për të paktën 1 orë e gjysmë./Jugunews

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.