Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, e ka mësuar lajmin e skandalit në...

Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, e ka mësuar lajmin e skandalit në një ditë të shënuar

108
SHPËRNDAJE

Kryetari i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi e ka mësuar lajmin e skandalit në një ditë të shënuar, teksa po festonte me shokët dhe miqtë e gjykatës, pasi në fundjavë do të martonte vajzën së madhe. 

Guximtar Boçi është 53-vjeç, babai i dy vajzave, ndërsa në krye të Gjykatës së Gjirokastrës kishte tre vite që ishte emëruar.

 

Guximtar Boçi ka qenë gjyqtar pranë kësaj gjykate prej më shumë se 20 vitesh.

 

Prokuroria për Krime të Renda regjistroi në mbrëmje procedimin penal për veprën penale “korrupsioni pasiv i gjyqtareve…” dhe po kryen veprimet e nevojshme proceduriale.

 

Emisioni investigativ “Stop” ka denoncuar aferën seksuale ku është përfshirë kreu i Gjykatës së Gjirokastrës, Guximtar Boçi.

 

Boçi ka kërkuar favore seksuale ndaj një qytetareje, e cila kishte një proces gjyqësor në këtë gjykatë.

 

Në bazë të regjistrimit del që Boçi i ka kërkuar disa herë qytetares që të bëhet e dashura e tij dhe se gjyqin do ta fitonte.

 

Denoncuesja kishte një çështje në Gjykatën e Shkallës së Parë në Gjirokastër dhe ka kërkon takim me kreun e saj, Guximtar Boci. Por në zyrën e tij, kryetari tenton ta puthë dhe i kërkon marrëdhënie seksuale.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.