Kapen ne nje autobus ne Kakavije 25 kg droge

Kapen ne nje autobus ne Kakavije 25 kg droge

446
SHPËRNDAJE

25 kilogram e 700 gram lëndë narkotike kanabis sativa janë sekuestruar paraditen e kësaj të diele në Pikën e kalimit Kufitarë të Kakavijës, e cila kishte si destinacion Greqinë.
Policia në pranga ka vënë dy shoferët e autobusit të linjës të cilët dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tentuar që të trafikojnë drogën.
Sipas policisë, droga është konstatuar në vijën e dytë ku gjatë kontrollit të ushtruar në autobusin e linjës Shkodër -Athinë me targa ITM 8162 qështë konstatuar lënda narkotike .
Në pranga kanë rënë: Angjelin Suta 39-vjeç dhe Anastas Naska 47-vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim kanë futur në autobus disa pako të dyshimta të mbështjella me natriban në të cilat ishin të fshehura në një vend të përshtatur mbi gomat e pasme pakot me drogë. 
Lënda narkotike ishin të përshtatura në 40 pako të mbështjella me natriban me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë totale 25 kg e 700 gr.
Këto pako u sekuestruan në cilësinë e provës materiale si dhe u sekuestrua dhe autobuzi.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.