Ja sa do jete gjoba tani edhe perdorimin e celularit

Ja sa do jete gjoba tani edhe perdorimin e celularit

181
SHPËRNDAJE

Një javë nga nisja e aplikimit të gjobave Policia Rrugore ka vendosur mbi 600 gjoba vetem ne Fier per mospërdorimin e rripit të sigurimit dhe 4800 në mbarë vendin. Megjithate pas këtyre supergjobave, Policia Rrugore propozon edhe rritjen e masës administrative për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
 Top Channel ka mësuar se rrugorët kanë propozuar që edhe për këte shkelje, ashtu si për rripin e sigurimit, gjoba të variojë nga 5 mijë deri në 15 mijë lekë të reja. Për të realizuar ndryshimet në fjalë tashmë është ngritur një grup pune që së bashku më specialistë të Ministrisë së Transporteve do të hartojnë dosjen që do t’i paraqitet komisioneve parlamentare, pasi ndryshimet kërkojnë ndërhyrje në Kodin Rrugor.
Ndryshimet do të marrin kohën e nevojshme, por, sipas policisë, janë të domosdoshme, pasi në bazë të analizave rezulton se përdorimi i celularëve gjatë drejtimit të mjetit ka sjellë një numër të lartë të aksidenteve me pasoja të rënda për jetën. Aktualisht, përdorimi i celularit gjatë drejtimit të mjetit ndëshkohet deri në 1 mijë lekë të reja, që për policinë është një shifër qesharake në krahasim me rrezikun dhe pasojat që sjell ky veprim.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.