Informacionet e fundit nga permbytjet e lumit Vjose , cfare ka ndodhur...

Informacionet e fundit nga permbytjet e lumit Vjose , cfare ka ndodhur deri tani..

377
SHPËRNDAJE

Pas reshjeve te shumta te dy ditevete fundit  lumi Vjosa ka dale nga shtrati dhe ka permbytur disa fshatra te Fierit . Fshatrat e permbytura jane Ferrasi, Cerven, Kashishte dhe Hambar ku uji ka hyre ne banesa deri ne lartesin 2,5 metra dhe ka permbytur katet e para. Gjate gjithe nates banoret e ketyre fshtrave e kane pritur kete permbytje dhe kane nxjerre bagetine ne zona larg fshatrave nderkohe qe pjestaret w familjeve te tyre kame qendruar ne banesat e tyre ne katet e siperme.

Nje nate me pare nga Prefekti i Qarkut Baki Bala ,kreu i Bashkise Fier si dhe nga kreu i kuvendit Gramoz Ruci u eshte bere thirrje banoreve te lene banesat e tyre por ata kane qendruar ne katet e siperme. Nderkohe sot ne mengjes situata ka qene nje katatrof e vertet . 

Vjosa ka dale nga shtrati duke rregjistruar rekord historik . Ujrat e lumit kane permbytur qindra shtepi biznese, servise, stalla , sera duke vershuar ne drejtim te Levanit ne nje afersi prej rreth 800 m. Prezenca e ujit eshte 46 % me e larte se prrmbytja e vitit 2015. Ne mengjesin e sotem jane bllokuar ne uje disa forca te ushtrise dhe 4 efektive te policise se fierit . 

Nuk ishte e parashikuar nje situate e tille kane thene banoret perreth pasi Vjosa ka ardhur me rrembim dhe shume e fuqishme dhe me zhurme te madhe. U eshte dashur rreth nje ore nje automjet tjeter i policise te ndihmonte dhe te nxirrte 4 efektivet e bllokuar ne makine ne mes te vershimit te Vjoses. 

Banoret kane thene se jane demtuar dhe permbytur shtepite dhe stallat nga rrembimi i vjoses ndersa demi ka nje fature prej miliona lekesh. Fatmiresisht kjo katastrof natyrore nuk ka shkaktuar viktima ne njerez nderkohe ne vijim te kesaj situate ka mberritur ne nje inspektim deputeti i PD Fier Luan Baci si dhe Kreu i Kuvendit Gramoz Ruci , kreu i Policise se Shtetit,Haki Cako , Kreu i Emergjencave Civile Shemsi Premci si dhe me pas edhe vete Kryeministri Edi Rama qe ka pare nga afer te gjithe situaten e permbytjeve ne Ferras te Levanit Fier.

Kryeministri Rama ka vleresuar prezencen dhe rolin e ushtrise qe kane bere nje pune te mire ne evakuimin e banoreve nderkohe qe pozitiv eshte fakti qe nuk kemi viktima ne njerez ka thene kryeministri.Mesohet se ne zonat e permbytura nga Vjosa jane nen disa qindra apo mije hektare toke bujqesore, jane evakuuar 22 familje në fshatrat Ferras ,Kashishte , Cerven , Hambar 

Nga Emergjencat  Civile mesohet se jane gati 2800 trupa te ushtrise ne ndihme te zonave te permbytura nderkohe ,mesohet se ne Ferras dhe ne zonen e frakulles po vijne nga Kosova 6 grupe kerkim shpetimi. Kjo, per te ndihmuar ne evakuimin e banoreve qe kane qendruar ne katet e dyta te banesave dhe te bagetive. Nderhyrjet per evakuim do te vijojne pasi vazhdojne te rriten prurjet e lumit Vjosa.Kreu i Emergjencave Civile Shemsi Premci ka thene se priten ende prurje te tjera te lumit Vjose nderkohe e lajmi i mire per banoret eshte situata meteorologjike ne diten e neserme ku parashikihet reduktim i reshjeve dhe renia e nivelit te ujit

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.