I riu nga FIERI  u shtir si Ardit Gjebrea dhe i kërkoi...

I riu nga FIERI  u shtir si Ardit Gjebrea dhe i kërkoi mijëra euro, ja ç’ndodhi kur erdhi në emision

949
SHPËRNDAJE

Kjo grua qe shihni ne foto kishte menduar te ftonte babane e saj ne emisionin “E diela shqiptare”, por u shokua kur perballe i erdhi personi qe e kishte mashtruar.
Ajo tha se quhet zonja Bujana dhe rrefeu se kishte komunikuar me dikë , i cili i fliste në emër të stafit të “E diela shqiptare”. Ajo i kishte treguar djalit historinë e saj dhe i ka kërkuar të ishte pjesë e emisionit. Por ndërkohë që flisnin për emisionin, djali i kishte kërkuar para për rastin e një vajze të sëmurë, në emër të stafit.
Zonja e cila banon në Londër kishte pranuar tja dërgonte këtë shumë parash nëpërmjet Money Gram. Porfili me emrin Eltion Gjoka nuk ishte mjaftuar me kaq, por kishte kërkuar sërish para dhe kësaj rradhe një shumë të majme prej 2000 eurosh. Menjëherë zonja kishte dyshuar dhe i kërkonte atij vazhdimisht të takohej me Arditin por justifikimet e tij nuk kishin fund.
Ardit Gjebrea konfirmoi se ky profil ishte i rremë dhe bashkë me zyrën e krimit teknologjik kanë zbuluar se personi në fjalë quhet Ramadan Metushi.
Bujana priste sot në studio babanë e saj por u çudit shumë, kur përball saj erdhi pikërisht personi që e kishte mashtruar.
Me kokën ulur djali nga Fieri rrëfeu:
Kisha një faqe në Facebook me shumë miq dhe e ktheva në faqen e “Ka një mesazh për ty. Pas disa kohësh shkruajti zonja që donte të ftonte babanë e saj dhe unë i ktheva mbas disa muajsh që do të ndihmojmë. Hiqesha sikur punoja në këtë emisision dhe kështu verpova. E di që gabova”
Ramadani i penduar kërkoi ndjesë për të gjithë mashtrimin. Vetë Arditi dhe Bujana pranuan faljen e tij por ai do të vazhdojë procedurat me organet përkatëse për të marrë dënimin e merituar.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.