Hajduti vjedh hajdutin

Hajduti vjedh hajdutin

935
SHPËRNDAJE

Lushnje!
Policia e Lushnjes dokumenton një vjedhje të dyfishtë.
I vjedh dajës së vet automjetin dhe portofolin me vlera monetare.
Autori i kësaj vepre penale vidhet nga dikush tjetër.
Policia arreston në flagrancë të dy autorët.
Sekuestrohen sendet e vjedhura.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
– Xh.M, 14 vjeç, banues në fshatin Toshkëz, Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datën 20.08.2016, në fshatin Xibrakë, Lushnje, në banesë, i ka vjedhur mjetin tip Volswagen me targa Italiane BT 400 ZD, portofolin me 600.000 lekë, 250 euro dhe disa dekumenta personale, dajës së tij, shtetasit D.M, 43 vjeç.
Gjithashtu u arrestua dhe shtetasi:
-Roland Fejzo, 19 vjeç, banues në lagjen Nr.6 Kavajë.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në Kavajë i ka vjedhur shtetasit Xh.M, portofolin me vlera monetare dhe disa dokumenta personale të shtetasit D.M të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

  

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.