Gjykata Fier denon me 8 vjet burg biznesmenin Fatmir Kajolli

Gjykata Fier denon me 8 vjet burg biznesmenin Fatmir Kajolli

553
SHPËRNDAJE

 Gjykata e Fierit ka dhenë sot vendimin për njohjen e dënimit të Gjykatës italiane per biznesmenin Fatmir Kajolli, duke e dënuar atë me 8 vjet burg nga 22 vjet që ishte dënuar nga Gjykata Italiane.
Pas tentativave të dështuara të shtetit italian për të bërë ekstradimin e Kajollit, drejtësia përtej Adriatikut gjeti një mënyrë të re për të bërë të mundur arrestimin e tij: kërkuan dënimin e shtetasit Kajolli në vendlindjen e tij.
Mbi bazën e kërkesës së Prokurorisë Fier, Gjykata e rrethit Fier kishte vendosur masën e sigurimit “arrest në burg” për efekt të njohjes së vendimit penal të huaj për shtetasin Fatmir Kajolli, i dënuar në Itali me 22 vjet heqje lirie për trafikim të lendeve narkotike dhe pjesemarrje ne organizate kriminale.
Sipas Policisë, Kajolli është dënuar nga gjykata italiane me 22 vjet heqje lirie dhe 190 mijë euro gjobë. Biznesmeni i njohur fierak dhe njëkohësisht ish­anëtar i Këshillit të Bashkisë së Fierit gjatë mandatit të kaluar, Fatmir Kajolli, fitoi katër vite më parë betejën e tij me drejtësinë italiane, e cila kërkoi ekstradimin për vuajtjen e një dënimi të dhënë nga Gjykata e Romës.
Në qershor të vitit 2012, Gjykata e Apelit Vlorë la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Fierit, atë të moslejimit të ekstradimit të tij drejt Italisë për dënimin për trafik droge. Në vendimin e marrë atëherë nga Gjykata e Fierit është gjetur si i drejtë argumentimi i palës mbrojtëse që kërkoi moslejimin e ekstradimit të 49­-vjeçarit, Fatmir Kajolli, për parregullsi në letërporosinë e dërguar nga drejtësia italiane.
Më konkretisht, mbrojtësi i Kajollit pretendoi atëherë se Ministria italiane e Drejtësisë nuk kishte shprehur asnjë garanci nëse do të respektohej ose jo parimi i specialitetit. Sipas mbrojtjes, nuk ishte specifikuar fakti nëse ndaj Kajollit do të ekzekutoheshin ose jo vendime të tjera të marra nga gjyqësori i atjeshëm. Kjo, pasi në letërporosinë e dërguar nga Ministria e Drejtësisë italiane figuronte vetëm vendimi i formës së prerë të dhënë nga Gjykata e Apelit Romë, ndërsa nuk kishte asnjë të dhënë lidhur me vendimin e dhënë nga Gjykata e Milanos.
Mungesën e specifikimit të faktit nëse Kajolli do të vuante në Itali edhe dënime të tjera, pala mbrojtëse e ka cilësuar atëherë si parregullsi dhe i kërkoi gjykatës që të mos e lejonte ekstradimin e tij. Ndërsa Prokuroria kërkoi lejimin e ekstradimit të Kajollit, duke pohuar se dënimi që do të vuante Kajolli duhej të ishte vetëm ai që kërkohej në letërporosinë e drejtësisë italiane.
Por Gjykata e Fierit vlerësoi si të ligjshme kërkesën e mbrojtjes së Kajollit, duke vendosur moslejimin e ekstradimit të tij. Në mënyrë më të detajuar, Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur sekuestron preventive për pasuritë si më poshtë:

1. Tokë truall me sipërfaqe 4500 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 1700 m2, shitur nga Fatmir Kajolli shtetases Majlinda Çuko (Kajolli) në vlerën 900 mijë lekë

2. Tokë pyll, me sipërfaqe 365.000 m2, blerë nga shtetasja Majlinda Çuko (Kajolli) me vlerë 60 milionë lekë (të reja)

3. Tokë pyll, në 5 parcela, me sipërfaqe totale 576.770 m2, të regjistruara në emër të Majlinda Çuko (Kajolli), e gjithë sipërfaqja e dhuruar me kontrata të dyshimta dhurimi nga të njëjtët persona

4. Tokë pa fryt, në 8 parcela, me sipërfaqe totale 177.600 m2, të regjistruara në emër të Majlinda Çuko (Kajolli), e gjithë sipërfaqja e dhuruar me kontrata të dyshimta dhurimi nga të njëjtët persona që kanë dhuruar edhe pasuritë e tjera

5. Tokë arë, në 4 parcela, me sipërfaqe totale 138.400 m2, të regjistruara në emër të Majlinda Çuko (Kajolli), e gjithë sipërfaqja e dhuruar me kontrata të dyshimta dhurimi nga të njëjtët persona që kanë dhuruar edhe pasuritë e tjera.

6. Tokë Joproduktive, me sipërfaqe 840.000 m2, e regjistruar në emër të Majlinda Çuko (Kajolli), e gjithë sipërfaqja e dhuruar me kontrata të dyshimta dhurimi nga të njëjtët persona që kanë dhuruar edhe pasuritë e tjera. dhe rreh një person pas sherrit banal. Gjithashtu, Prokuroria për Krime të Rënda ka vendosur sekuestro preventive edhe për shoqëritë tregtare, si më poshtë

7. Shoqëria “CITADELLA”, Fier, regjistruar në emër të shtetases Majlinda Çuko (Kajolli), me aktivitet “Prodhime materiale ndërtimi, ndërtime të ndryshme, import­eksport, etj. Rritje, zënie dhe tregtim peshku”.

8. Shoqëria “ABA 2001”, Fier, regjistruar në emër të shtetases Majlinda Çuko (Kajolli), me aktivitet “Veprimtari private në fushën e pastrimit, dhe riciklimit të mbetjeve urbane. Si edhe Transport

udhëtarësh brenda vendit”.

9. Shoqëria “International Parking 2011”, Fier, regjistruar në emër të shtetasit Florim Kajolli, me aktivitet “Veprimtari shërbimi, mbikqyrje dhe administrimi parkingu publik, si edhe barrestorant-lavazh”. 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.