Fier:Ne gjykate “tmerri” i vjedhjes se makinave  me qera 

Fier:Ne gjykate “tmerri” i vjedhjes se makinave  me qera 

526
SHPËRNDAJE

Merrte makina me qera në gjithë Shqipërinë dhe i shiste për pjesë këmbimi, por me pas aventura e tij ka marre fund duke e arrestuar dhe me pas ka derguar para togave te zeza  46-vjeçarin Tepelena 

Ardjan Halili ishte kthyer në “tmerrin” e shoqerive  që japin autovetura me qera në gjithë vendin. Dosja e tij  e tretë i kaloi gjykates për “mashtrim”   .Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Fier, ka përfunduar hetimet ndaj 47-vjeçarit nga fshati Beçisht i Tepelenës, Ardjan Halili i akuzuar për “mashtrim” më shumë se një herë, si edhe ndaj 27 vjeçarit Amarildo Hasani, i akuzuar për për veprën penale “përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

Nga hetimet ka rezultuar se i pandehuri Ardjan Halili, në kohë të ndryshme, në datat 20 Prill dhe 14 Maj të këtij viti ka vjedhur me anë ta mashtrimit përkatësisht një automjet tip Volkswagen-Polo, me targa AA863PL, në një shoqëri në Durrës dhe automjetin me targë AA 571 MI, tip Mercedez Benz në një shoqëri tjetër, duke konsumuar veprën penale të “Mashtrimit” më shumë se njëherë. 

Ndërsa i pandehuri Amarildo Hasani në datën 15 Maj 2017 ka pranuar sende të vjedhura, automjetin me targë AA 571 MI tip Mercedez Benz që Ardjan Halili ka vjedhur me anë të mashtrimit në shoqërinë që jepte automjete me qera, duke konsumuar veprën penale “përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. 

Konkretisht, më datë 31 Maj shtetasi L.G., i cili ushtron aktivitetin “dhënie me qera automjetesh”, ka kallëzuar se më datë 15.05.2017 Ardjan Halili i ka vjedhur me anë të mashtrimit automjetin me targë AA 571 MI, të cilin e ka shitur më pas në një servis në Portëz të Fierit ku është pranuar nga i pandehuri Amarildo Hasani, thuhet në kërkesën për gjykim të prokurorisë.

Ardian Halili, u arrestua në muajin Qershor të këtij viti, pas urdhërave të arrestit të lëshuar nga Prokuroria e Kavajës, ajo e Vlorës dhe nga ajo e Fierit. Kur merrte makinat me qira, ai i kryente pagesat rregullisht dhe paraqitste të dhënat e tij personale.

Nga hetimet është konkluduar se Halili, pasi i merrte makinat me qira i përdorte e më pas i shiste në varrezat e makinave për pjesë këmbimi, duke përfituar kështu dy apo disa herë më shumë nga shuma e parave që kishte paguar.

Pasi hetuesit e Prokurorisë Fier kanë verifikuar të dhënat e Halilit, kanë konstatuar se ky i fundit kishte qenë i dënuar më parë me 5 vite heqje lirie nga Gjykata e Kavajës dhe se ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë “arrest në burg pa afat” edhe nga Gjykata e Vlorës, po për të njëjtën vepër penale. 

Ndonëse 46-vjeçari ishte shpallur në kërkim prej disa vitesh, ai vazhdonte të mashtronte shoqëritë që japin autovetura me qira në qytete të ndryshme të Shqipërisë, si në Tiranë, Durrës, Fier, Vlorë etj, pasi nuk ishte bërë i mundur ndalimi i tij.

 

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.