Bashkia Fier bllokon tregun blegtoral dhe thertoret per nje kohe te pacaktuar

Bashkia Fier bllokon tregun blegtoral dhe thertoret per nje kohe te pacaktuar

739
SHPËRNDAJE

Një ditë më parë me anë të një njoftimi Bashkia Fier nëpërmjet Drejtorisë së Shërbimit Veterinar pranë këtij institucioni, ka bërë me dije se tregu i gjësë së gjallë dhe thertoret, duke nisur që nga dita e dielë nuk do të funksionojnë. 
Vendimi vjen pas urdhrit të Ministrit të Bujqësisë, Edmond Panariti, si masë parandaluese ndaj përhapjes së sëmundjes së dermatozës nodulare të gjedhit. 
Në një dalje për mediat, drejtoresha e shërbimit veterinar pranë kësaj drejtorie në bashkinë Fier, Luiza Strati, ka bërë me dije se çfarë është kjo sëmundje që ka prekur vendet e rajonit si dhe cilat janë shenjat e saja dalluese 

Strati ka theksuar se në bazë të këtij urdhri nuk do të lejohet transporti dhe therja e bagëtive të imta dhe të trasha në asnjë thertore në Fier. Sipas saj, edhe pse kjo sëmundje për momentin nuk njeh raste në vendin tonë dhe nuk rrezikon njerëzit, sërish masat janë të nevojshme përpara së të kryhet vaksinimi I të gjitha kafshëve. 

Strati është ndalur edhe tek penalizimi që mund të sjellë ky vendim për të gjitha pikat e tregëtimit të mishit, duke theksuar se kjo është një situatë kalimtare që nuk synon dëmtimin ekonomik të bizneseve.

S'KA KOMENTE

PËRGJIGJU

Comment moderation is enabled. Your comment may take some time to appear.